Qershori, fundi i kontratës për 4 kuqezinj

7 months ago 23
Reklamë
15:13 02/02/2024

Berisha, Bare, Gjasula e Cikalleshi të lirë për të negociuar me një tjetër klub

Futbollistët shqiptarë ishin ndër protagonistët kryesorë në merkaton e janarit. Marash Kumbulla dhe Armando Broja vendosën të ndryshojnë skuadër vetëm në momentet e fundit. Duke iu referuar grumbullimit të fundit në kombëtaren shqiptare, 4 futbollistë kuqezi kanë hyrë në ditët e fundit të kontratës dhe janë të lirë për të gjetur ekip për sezonin e ardhshëm. Portieri, Etrit Berisha, mesfushorët Keidi Bare dhe Klaus Gjasula si dhe sulmuesi Cikalleshi kanë marrëveshje me skuadrat respektive deri në muajin qershor. Pas aventurës në Euro2024 do kenë mundësi për të firmosur me këdo skuadër.

E ardhmja e Bares është ajo që intrigon për momentin, pasi mesfushori 26-vjeçar kërkohet nga disa ekipe. Kadiz dhe Olympiacos ishin hedhur në sulm për të që në merkaton e dimrit, por Espanjoli bëri rezistencë. Etrit Berisha e ka humbur vendin e titullarit te Empoli në 5 takimet e fundit dhe rinovimi shihet si një opsion i ndaluar për momentin. Eksperienca e madhe konsiderohet si garanci për skuadrat e interesuara për shërbimet e 34-vjeçarit.

Edhe Cikalleshi ka lënë gjithçka të hapur për të ardhmen. Mosmarrëveshjet me Konjaspor janë hedhur pas krahëve, gjithsesi, largimi nuk shihet si i pamundur. Darmshtad nuk ka bindur ende Klaus Gjasulën për të rinovuar kontratën që skadon në qershor. Kjo shtyn 34-vjeçarin për të qënë i lirë të nis bisedimet me një skuadër të re.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article