“Qesh me fatkeqësinë e klubeve të tjera”, Mourinho godet Guardiolan

3 months ago 7
Reklamë

Jose Mourinho, i cili tashmë është prezantuar si trajneri i ri i Fenerbahces, ka folur për disa skuadra të Ligës Premier dhe ka shfrytëzuar rastin për të kritikuar Pep Guardiolën.

Raportet e Mourinhos me Guardiolan nuk janë më të mirat dhe këto e tregojnë deklaratat e fundit të portugezit për trajnerin e Manchester Cityn.

Deklaratat e “Special One” kanë ardhur në finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit, e cila përfundoi me fitoren 2-0 të Los Blancos.

“I think Pep laughs at the other clubs…”

Jose Mourinho gave us his verdict on the current state of Chelsea, Man United and Spurs 🍿 pic.twitter.com/uasgOB1C0g

— Football on TNT Sports (@footballontnt) June 3, 2024

Mourinho ishte kritik për Guardiolan në lidhje me qëndrimin e tij ndaj skuadrave tjera të Ligës Premier si Chelsea, Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

“Mendoj se në këtë moment Pep Guardiola po qesh me katastrofën në klubet e tjera”, deklaroi Mourinho për TNT Sports.

Ndryshe, Mourinho është zyrtarizuar tashmë si trajner i ri i klubit turk, Fenerbahce. /Telegrafi/

Read Entire Article