“Qeveria e ka një dobësi”, Lubonja: Po shkallmojnë kundërshtarin për të zgjatur qëndrimin në pushtet, por…

9 months ago 29

Analisti Fatos Lubonja përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e emisionit “Open” në News24 u shpreh se qeveria, të cilën e quajti si “regjimi” ka një dobësi që sjell edhe kompensimin përmes forcës.

Ai u shpreh se sa më shumë  forcë tregon një pushtet aq më i dobët është, gjë që sipas tij sjell edhe “shkallmimin e kundërshtarit” për të zgjatur qëndrimin në pushtet.

Sipas tij “regjimi po shkon drejt situatës ku do i bjerë tuneli”, duke nënkuptuar se krimi i organizuar që mbështet pushtetin do krijojë një situatë të keqe në vend.

“Sa më shumë forcë tregon një pushtet aq më i dobët është. Ka një dobësi që merr këto masa. Ka një dobësi pushteti, por nga ana tjetër po të shohësh regjimet, edhe pse janë të dobët, kompensimet i  bëjnë përmes forcës.

Ka një proporcionalitet sa më shumë dobësohet regjimi, aq më shumë shkallmon kundërshtarin që të rrijë sa më gjatë në pushtet. Dyshoj se shqiptarët do e përmbysin këtë situatë.

Ky regjim po shkon drejt situatës ku do i bjerë tuneli. Piramidat sot janë krimi i organizuar që po e mban këtë pushtet me para. Burimi i tyre është krimi i organizuar, por do vijë një moment që ky krimi dhe këto para që do lënë pallate bosh, do të krijojë një situatë të keqe si rënia e piramidave”, u shpreh ai mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article