Qeveria e Kosovës miraton vendimin: FSK do të dërgohet në Shqipëri për operacione humanitare

10 months ago 32

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike ku mori disa vendime.

Në këtë mbledhje u miratua kërkesa e Shqipërisë për dërgimin e një kontingjenti të FSK-së për operacione humanitare me qëllim të dhënies së ndihmës në kërkim-shpëtim.

Është miratuar vendimi i Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacionin humanitar, sipas kërkesës së Republikës së Shqipërisë, me qëllim të dhënies së ndihmës në kërkim-shpëtim”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Qeveria nuk dha më shumë informata për këtë vendim.

Top Channel

Read Entire Article