Qeveria “Kurti”, ne tre vjet asnjë njohje ndërkombëtare

10 months ago 21
15:53 10/12/2023

Opozita: Dështim total i politikës së jashtme

Në tre vite qeverisjes nga Albin Kurti Kosova nuk ka mundur të realizojë asnjë njohje ndërkombëtare. Dhe kjo për opozitën është një dështim i madh i qeverisë në arenën ndërkombëtare.

Deputetja e PDK, Ariana Musliu–Shoshi: Në arenën ndërkombëtare vlerësoj që nuk kemi qenë ndonjëherë më keq si shtet për shkak se nuk kemi asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Për me tepër vlerësoj që është një dështim që nuk e kemi asnjë njohje e pesëshes refuzuese nga Bashkimi Evropian.

Deputetja e LDK, Rrezarta Krasniqi: Kemi vetëm regres dhe ju e dini që jemi përjashtuar nga ‘Defender 23’, ndërsa ministrja e Punëve të Jashtme nuk vjen të raportojë edhe përkundër 20 ftesa që i kemi bërë.

Deputetja e AAK, Time Kadriaj: Dështim totale e politikës së jashtme, nuk kemi asnjë njohje e asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, degradim i dialogut dhe dëmtim i subjektivitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Por Vetëvendosja në pushtet e konsideron si të suksesshëm vitin 2023 dhe nuk i sheh fortë të rëndësishme njohjet e reja.

“Sa i përket asaj që Kosova ka bërë në aspektin e subjektivitetit ndërkombëtarë mendoj që nuk ka bërë asnjë Qeveri në të kaluarën”, thotë deputetja e VV-së, Arbëresha Kryeziu Hyseni.

Sipas Vetëvendosjes, nisja e aplikimit për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian dhe kalimi i fazës së parë në Këshillin e Evropës janë disa nga sukseset në arenën ndërkombëtare për Kosovën.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article