“Qeveria miraton projektligjin e ri për turizmin”, Kumbaro: Në Shqipëri do të mblidhen 40 ministra të Turizmit në Europë

9 months ago 19
12:15 11/01/2024

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro u shpreh se qeveria ka miratuar projektligjin për turizmin.

Ndër të tjera Kumbaro shtoi se vitin e ardhshëm Tirana është zgjedhur si vendi që do të mbledhi 40 ministra të Turizmit të gjithë vendeve të kontinentit Europian.

“Pjesamarrja e Shqipërisë në stendën e në nivelin më të lartë, në stendën e panairit të Madridit që është panairi i parë i vitit. Me panairin e dytë në Berlin ku shkojmë me një lajm të rëndësishëm dhe një iniciativë të re ku do të shpallet Shqipëria si vendi i nderit përgjatë gjithë vitit nga 2024 në 2025 dhe ku akti final i këtij promovimi do të jetë marsi i 2025 në të cilin Shqipëria do të jetë vendi i nderit në panairin e Berlinit dhe në Prill do të vazhdohet me Komisionin për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që ka zgjedhur Shqipërinë, Tiranën më sakt si vendin e kësaj mbledhje të rëndësishëm që bëhet një herë në vit për të parën herë që zhvillohet në Tiranë dhe do të mbledhi në Shqipëri 40 ministra të Turizmit të gjithë vendeve të kontinentit Europian,” u shpreh Kumbaro./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article