Këtë të mërkurë, qeveria vazhdon mbledhjet informale në Shëngjin.
Në fokus do të jenë objektivat e qeverisë gjatë 2024-tës dhe do të vijojë analizimi realizimit të detyrave lënë nga mbledhja e ngjashme zhvilluar vitin e shkuar në Tepelenë.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama e vuri theksin në përmirësimin e punës të komisioneve parlamentare dhe një forcim të më tejshëm të partisë në bazë, ndërsa u analizua prezenca e deputetëve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione si dhe vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit të opozitës.
Mbledhjet ditore do të përmbyllen sot, me një takim mes kabinetin qeverisës, po me dyer të mbyllura.
Top Channel