“Qeveria Rama, problematikë me shpërndarjen e pasurisë”, Hila: Pasuria në duart e 10 vetave, favorizohen me tendera e subvencione

9 months ago 30

Analisti Dritan Hila, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 është ka komentuar arritjet e qeverisë Rama në vitet e fundit dhe atë që pritet këtë vit.

Hila u shpreh se qeveria ka patur arritje me ruajtjen e nivelit të borxhit publik, në infrastrukturë e turizëm.

Megjithatë ai u shpreh kritik sa i përket shpërndarjes së pasurisë, duke thënë se kjo e fundit “është grumbulluar në duart e 10 vetave”.

Sipas tij po këta persona janë ata që favorizohen në marrjen e tenderave dhe subvencioneve nga qeveria, gjë që është problematike për një qeveri socialiste.

“Çdo komb normal ka një rritje të mirëqenies duke ecur vitet. A është kjo në përputhje me mundësitë, me shpërndarjen e pasurisë? Sa i përket borxhit publik jemi njësoj me qeverinë e Berishës. Ta ruash borxhin pas 10 vitesh në të njëjtat shifra është arritje, kemi arritje në infrastrukturë dhe turizëm por jo në shpërndarjen e pasurisë. Ajo është grumbulluar në duart e 10 vetave që kanë pasurinë më të madhe dhe këta favorizohen në marrjen e tenderave dhe subvencioneve. Ky është problem për një qeveri socialiste. Nëse është realitet taksa 23%, mendoj se është problematike”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article