Qeveria: Reforma zgjedhore miratohet brenda 2024

9 months ago 8
16:26 08/01/2024

Angazhim për të realizuar edhe votën e emigrantëve

Teksa në parlament reforma zgjedhore ka qenë një mollë sherri mes mazhorancës dhe opozitës, qeveria angazhohet për ta përmbyllur aktet ligjore që do të adresojnë rekomandimet e OSBE-ODHIR brenda vitit 2024, ku përfshihen, profesionalizmi i administratës, depolitizimi i komisioneve zgjedhore, financimi i partive politike si dhe roli i medias në fushatat zgjedhore.

Një debat të madh ka prodhuar edhe vota e emigrantëve, për të cilën qeveria ka marrë një tjetër angazhim; ta mundësojë atë deri në zgjedhjet e radhës në 2025, por pa specifikuar detaje të tjera për mënyrën se si do të realizohet.

Qeveria angazhohet edhe për të shtrirë votimin dhe numërimi elektronik në më shumë njësi.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nuk mund të realizohen me këtë kod zgjedhor pasi për plotësimin e tij ka 3 vendime kushtetuese të cilat nuk janë marrë ende në konsideratë nga Kuvendi.

Dialogu për reformën zgjedhore ka qenë i vështirë, madje bëhet edhe më shumë kur për miratimin e saj duhen 84 vota.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article