Qeverisje vendore efektive, Veliaj: Bashkëpunim me socialdemokratët gjermanë

1 year ago 33
Reklamë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj rikonfirmon angazhimin për bashkëpunim me socialdemokratët gjermanë.

Në Twitter, Veliaj ka shpërndarë postimin e ish-kryebashkiakut të Bremenit në Gjermani, Carsten Sieling i cili i është përgjigjur pozitivisht ftesës së tij për t’u bërë pjesë e aktivitetit “Forcimi i demokracisë. Parimet socialdemokratike për një qeverisje vendore efektive”.

E majta progresive e Shqipërisë fitoi 55 nga 61 bashkitë. Si Kryetar i Unionit të Kryetarëve të Bashkive, mezi pres të nis rrugëtimin e tyre së bashku me miqtë tanë socialdemokrat gjermanë”, -thekson Veliaj.

Ndërsa Sieling shprehet në postimin e tij në Twitter se do t’u paraqes kryebashkiakëve të sapozgjedhur shqiptarë parimet e politikës socialdemokrate për qytetet dhe bashkitë.

Top Channel

Read Entire Article