“Qeveritarët nuk do i shpëtojnë revoltës së popullit”, Balliu: Politika e pushtetarëve tanë është vjedhja

3 months ago 8

Klevis Balliu, koordinator i PD-së për Rajonin e Tiranës, në fjalën e tij përpara Bashkisë së kryeqytetit tha se qeveritarët nuk do i shpëtojnë dot revoltës popullore.

Balliu theksoi se politika e pushtetarëve në Shqipëri është sesi të vjedhin, ndërsa tha se drejtësia e re nuk është e pavarur.

Klevis Balliu: Kjo që na servirin këta si drejtësi të pavarur, në fakt nuk është e tillë. SPAK nuk është i pavarur, është bashkë me këta hajdutë. Ata janë bashkë. E patë kreun e SPAK Altin Dumani në parlament që qeshte dhe përqafonte anëtarët e maxhorancës. Dalin dhe lavdërohen se kanë arrestuar disa ushtarë. Thonë se arrestuan ish-ministër dhe ish-deputet.

Po edhe Enver Hoxha arrestonte njerëz, por nuk ishte drejtësi, por ishte drejtësi për pushtetin. Njësoj po veprohet edhe sot. SPAK po lejon vjedhjen e inceneratorëve, po lejon vjedhjet masive e nuk prek hajdutët. Nuk prek këta hajdutë, me në krye kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili nuk do i shpëtojë revoltës popullore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article