Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka shprehur urimin e tij në lidhje me miratimin e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës pa viza në Bashkimin Europian.
Ai u shkroi se kjo është një arritje e merituar, por shtoi se ka vonuar liberalizimi i vizave.
“Urime qytetarët e Kosovës që sot udhëtojnë pa viza në Evropë! Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar. Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, shkroi Begaj.
Top Channel