“Qytetarët ndihen të grabitur”, Braimllari: Erion Veliaj duhet të bëjë transparente të ardhurat mbi taksën e infrastrukturës arsimore

11 months ago 13
Reklamë

Nënkryetari dhe kryetari i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës Endrit Braimllari deklaroi sot se Erion Veliaj duhet të bëj transparente të ardhurat mbi taksën e infrastrukturës arsimore, e cila rëndon drejtpërdrejt mbi qytetarët dhe bizneset e Tiranës.

Ai theksoi se qytetarët ndihen të grabitur.

“Erion Veliaj propagandon me të madhe mbi ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë.
Taksa e infrastrukturës arsimore fut në buxhetin e bashkisë Tiranë 45 milionë euro dhe deri në vitin 2022 duhet të ishin ndërtuar 17 shkolla ndërkohë rezultojnë vetëm 9 të ndërtuar.
Mungesa e transparencës dhe llogaridhënies nga Erion Veliaj tregon qartë se ai ka frikë nga e vërteta sepse këto para që qytetarët dhe bizneset i paguajnë për infrastrukturën arsimore në Tiranë nuk shkojnë të gjitha në këtë fushë por në xhepat e kryetarit të bashkisë.
Qytetarët ndihen të grabitur nga një kryetar bashkie që në filozofinë e tij ka mashtrimin dhe grabitjen e qytetarëve”, deklaroi Braimllari.

BraimllariBraimllari

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article