“Regjimi do bjerë vetë”, Zhulali-Lubonjës: Asgjë nuk ndodh vetë, mision kombëtar…

2 hours ago 27

Analisti Fatos Lubonja dhe Ilda Zhulali, drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD, kanë ndarë qëndrime të ndryshme në emisionin “Open” në News24 lidhur me atë nëse opozita mund ta rrëzojë ose jo qeverinë Rama dhe të formësohet një qeveri teknike.

Lubonja tha se regjimi do bjerë vetë, ashtu sikundër ndodhi në 1990. “Pse kush e rrëzoi në atë kohë regjimin? Vetë u rrëzua. Regjimet bien vetë. E shikoj të pamundur që kjo opozitë sot të rrëzojë Qeverinë dhe të krijohet një qeveri teknike, sikundër pretendon opozita”, tha Lubonja.

Por Zhulali në reagimin e saj tha se regjimet nuk rrëzohen vetë. Ajo u shpreh se vetëm me reagime dhe format e mosbindjes civile mund të rrëzohen regjimet. Ajo e konsideroi si një mision kombëtar që brezat që kanë jetuar në diktaturë t’i sqarojnë të rinjve kohën e regjimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article