Racizëm ndaj Rodrygo, pas përplasjes me Messi

10 months ago 7
11:40 24/11/2023

Sulmuesi brazilian Rodrygo tha se kishte marrë mesazhe raciste në profilet e tij në rrjetet sociale pas një debate me kapitenin e Argjentinës, Lionel Messi, në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës. Verdhëjeshilët u mundën nga bardhekaltrit në Rio de Zhaneiro, për herë të tretë radhazi në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Por kjo përballje u njollos nga përleshjet në stadiumin “Marakana”.

Tifozët miq dhe policia e Rios u përleshën, me këta të fundit që përdorën shkopinj gome. Messi, i cili akuzoi policinë për brutalitet, debatoi me kapitenin brazilian Marquinhos dhe me Rodrigon.

“Racistët kurrë nuk bëjnë një ditë pushim. Rrjetet e mia sociale janë përmbytur nga ofendime të të gjitha llojeve, që nuk kanë pikë logjike. Nëse ne nuk veprojmë siç duan ata, racistët do të përgjigjen me sjelljen e tyre kriminale. Fat i keq për ta! Ne nuk do të ndalemi!”

Lojtari i Real Madridit u shpreh se kishte marrë shumë mesazhe me emoji majmunësh dhe bananesh në rrjetet sociale. Por ai theksoi se nuk zotohej nga të tilla incidente.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article