Radioja në Poloni shkarkon gazetarët, i zëvendëson me “prezantues” të Inteligjencës Artificiale

2 weeks ago 27

Një radio në Poloni ka shkaktuar polemika pasi shkarkoi gazetarët duke i zëvendësuar me “prezantues” të Inteligjencës Artificiale.

Radio Krakow e ka cilësuar këtë si “eksperimenti i parë në Poloni në të cilin gazetarët…janë personazhe virtualë të krijuar nga AI”. Stacioni tha se tre avatarët e tij janë krijuar për të arritur dëgjuesit më të rinj duke folur për çështje kulturore, arti dhe sociale, duke përfshirë shqetësimet e njerëzve LGBTQ+.

“A është inteligjenca artificiale më shumë një mundësi apo një kërcënim për median, radion dhe gazetarinë? Ne do të kërkojmë përgjigje për këtë pyetje”, shkroi në një deklaratë kreu i stacionit, Marcin Pulit.
Ndryshimi mori vëmendje pasi Mateusz Demski, një gazetar i cili deri vonë drejtonte një emision në stacion, publikoi një letër të hapur duke protestuar për “zëvendësimin e punonjësve me inteligjencë artificiale”.

“Është një precedent i rrezikshëm që na godet të gjithëve“, shkroi ai dhe argumentoi se mund të hapë rrugën “për një botë në të cilën punonjësit me përvojë të lidhur me sektorin e medias për vite dhe njerëzit e punësuar në industritë kreative do të zëvendësohen nga makinat”. Më shumë se 15,000 e nënshkruan peticionin deri të mërkurën, tha Demski për Associated Press.

Read Entire Article