Rafael Leao në udhëkryq

7 months ago 32
Reklamë
22:20 28/01/2024

PSG e Newscastle e duan për sezonin e ri, portugezi zëvendëson Mbappe në Paris

Pasi matën forcat në grupin e Ligës së Kampionëve, Pari Së Zhërme dhe Njukasëll rikthehen të sfidohen tashmë në merkato. Dy klubet e sheikëve janë në garë për të firmosur me Rafael Leao në fund të sezonit. Sipas mediave franceze, 24-vjeçari do të largohet nga Milani dhe destinacioni mbetet për tu mësuar.

Pari Së Zhërme ka bërë hapa konkret për të garantuar nënshkrimin e portugezit. Konkurenca do të ishte e jashtëzakonshme në kryeqytetin francez për yllin e kuqezinjve, por gjithçka do të varej edhe nga e ardhmja e Kylian Mbappe. Leao shihet si një nga zëvendësuesit e mundshëm të sulmuesit i cili ka shënuar 240 gola në 286 ndeshje me gjigantët francez. 

24-vjeçarit i pëlqen për të ndryshuar ambient, ndikuar edhe nga mungesa e titujve në Milano. PSG po përballet me konkurencën e Njukasëll, që gjithashtu dëshiron të sigurojë firmën me sulmuesin e Milanit.

Portugezi nënshkroi një kontratë të re me Milanin në vitin 2023, duke zgjatur qëndrimin e tij në San Siro deri në vitin 2028. Marrëveshja e tij e re me gjigantët e Serisë A përfshin një klauzolë prej 175 milionë Euro. Leao ka grumbulluar gjashtë gola dhe gjashtë asistime në 26 paraqitje me Milanin në të gjitha garat këtë sezon.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article