“RAI-t nuk i çon dot fadroma e Tatime për t’i mbyllur gojën”, Kulluri për reagimin e Ramës: I “dhemb” më shumë goditja që i vjen në pikën e tij më të fortë

6 months ago 11

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama mbi emisionin e realizuar nga RAI3.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri tha se RAI është media e një shteti nga me demokratiket dhe me influence në rajon dhe faktet e publikuara prej saj në lidhje me Ëngjëll Agaçin, nuk janë gjysmë të vërteta.

E rëndësishme sipas tij nuk është emisioni i RAI-t, por konteksti në të cilin ato janë publikuar.

Kulluri shton se RAI-t nuk mund t’i bëjë presion kjo qeveri duke i dërguar fadroma dhe Tatime në tentativë për t’i mbyllur gojën.

Postimi i plotë:

Pse RAI 3 ka shqetesuar Ramen!
-RAI eshte media e një shteti nga me demokratiket dhe me influence ne rajon dhe ne bote;
-Si i tille, RAI eshte nje media qe nuk publikon gjysem te verteta por reportazhe qe i permbahen etikes se informimit pa abuzime;
-RAI-t nuk i con dot as fadroma e as tatime per ti mbyllur gojen;
-RAI ka pronare taksapaguesit italiane qe nuk ulen per dreka dhe darka per pazare me leje ndertimi e tendera me kryeministrat shqiptare;
-RAI eshte mbeshtetur ne fakte te njohura publile per te ndertuar reportazhin;
-Pavaresisht se shkaku eshte marreveshja per emigrantet e paligjshem, thelbi eshte profili i vertete abuziv qe i ka bere mazhorances socialiste;
-Pretendimet e RAI 3 perputhen me shqetesimet e forta ne raportet e fundit te Departamentit Amerikan te Shtetit, Freedom House per Shqiperine etj.;
-Raportazhi i RAI vjen ne nje kohe kur Rama ashtu si Berisha dhe Meta jane hedhur ne sulm ndaj SPAK dhe GJKKO per arsye te qarta te paligjshmerise qeverisjes se tyre ne vijimesi;
Pra, problemi nuk eshte vetem reportazhi ne vetvete por sidomos konteksti ne te cilin eshte publikuar. Dhe ajo qe i “dhemb” me shume Rames eshte goditja qe i vjen ne piken e tij me te forte. Marredheniet qe ka ngritur ne arenen nderkombetare me opoziten e dobet ne sfond. Por mesa duket perplasjet e brendshme ne PS mes klaneve, puna e SPAK dhe goditjet nga jashte kane filluar ta lodhin dukshem Kryeministrin! E vetmja shprese e ti kane mbetur e shkuara e opozites qe shitet si alternative e skaduar, pra Rithemelimi dhe PL!
Deri dje Rama nxirrte fotot e Berishes e Metes per te demotivuar voten e shumices kunder tij. Sot me njerin prej tyre bashkepunon hapur permes “komisionit te reformave te bodrumit”. Ndersa neser mesa duket nuk ka pas kujt te fshihet me si perballe publikut a aq me pak perballe te huajve!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article