Rajonet e prekura nga përmbytjet në Greqi, ende pa energji elektrike

1 year ago 37
Reklamë

Si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, rajonet e prekura nga përmbytjet në Greqi kanë mbetur edhe pa ujë të pijshëm.

Në qytetin Volos me 150.000 banorë, rrjeti i furnizimit me ujë është shumë i dëmtuar, prandaj banorët e zonës janë duke siguruar furnizime nëpër rrugë alternative, ka raportuar të hënën faqja e lajmeve ERT.

Sipas brigadës së zjarrit, pothuajse 4.500 persona janë shpëtuar deri më tani, mirëpo puna e ekipeve të shpëtimit është duke vazhduar.

Ka ende njerëz të zhdukur dhe numri i të vdekurve nga përmbytjet ka shkuar në 15 të hënën, ka thënë kjo brigadë.

Shkalla e saktë e dëmeve nuk dihet ende, pasi në shumë zona shihen vetëm kulmet e shtëpive. Javën e kaluar Greqia është përballur me stuhi të fuqishme. Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur fshatra dhe qyteza. Sasia e shiut ka arritur në nivele të pashembullta, më shumë se 700 milimetra në më pak se 24 orë.

Top Channel

Read Entire Article