Rama analizon nesër punën e ministrave

9 months ago 11
19:50 08/01/2024

Mbledhja informale do të mbahet në Lezhë

Mbledhjen e parë informale të qeverisë për këtë vit, një traditë e nisur prej 2017, kryeministri ka vendosur ta mbledhë të martën në një hotel në qytetin e Lezhës.

I gjithë kabineti qeveritar, përfshirë dhe zëvendësministrat, por dhe drejtuesit politik të qarqeve e drejtorët e drejtorive të rëndësishme rajonale, për dy ditë do të analizojnë punën e tyre të vitit që lamë pas dhe do të vendosin prioritetet për vitin e ri.

Në axhendën e mbledhjes që Tv Klan e disponon është parashikuar të ketë diskutime, jo vetëm për punët e qeverisë, por dhe riorganizimin e partisë, një vit përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.

Pavarësisht lajmeve që qarkullojnë, Rama e mohoi në konferencën e fundvitit që ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme gjatë 2024-ës.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article