Rama: BE po mendon jashtë kornizave për Ballkanin Perëndimor, hapje e jashtëzakonshme Plani i ri i Rritjes

8 months ago 9
16:31 08/02/2024

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Luksemburg në panelin “Rruga drejt zgjerimit” mbi rolin që institucionet më të rëndësishme financiare mund të luajnë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka përgëzuar Bashkimin Europian për mbështetjen me Planin e ri të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Rama gjithashtu është shprehur se Shqipëria duhet të bëjë maksimumin teksa ka thënë se nuk kërkon integrim të shpejtë në BE dhe pa meritë.

Edi Rama: Kërkuar që të kemi një panel që të mbahet mend, por që të mbahet mend më duhet të sulmoj BERZH, por nuk kam ndërmend ta bëj këtë. Për momentin jam në një periudhë post-traumatike sepse ne këmbëngulnim për të hapur procesin e anëtarësimit. Imagjino të duash të martohesh, pala tjetër të të thojë, unë dua të martohem me ty, por dua të të flas. Në këtë epokë post-traumatike, jam më tepër i prirur ta lavdëroj BE-në. Përgëzimi është tërësisht i merituar sepse po shohim shërbimin jashtë mase përfitues që po na jep BE përmes procesit të bisedimit. Një hapësirë e jashtëzakonshme dije, kjo bën dallimin dhe kjo është ajo që bën dallimin për Moldavinë dhe Ukrainën që nuk e kanë këtë perspektivë. Është një bekim që e kemi BE-në krah vetes dhe pjesë të së ardhmes tonë.

BE-ja ka hedhur një hap të jashtëzkaonshëm përkundër çdo lloj propabiliteti dhe për herë të parë ka nisur të mendojnë jashtë kornizave për Ballkanin Perëndimor. Për Planin e ri të Rritjes, çel shtigje që më parë qenë të hapura vetëm për shtetet anëtare. Ne ishim tërësisht jashtë, Plani i ri i Rritjes është një hapje e jashtëzakonshme për një mënyrë ndryshe për ta parë të ardhmen. Besoj se në kuadrin e BERZH dhe të Bankës Evropiane të Investimeve, duhet të përdorim dijen. Shpresoj fort se do të marrim më shumë sa i takon dijeve për rritje graduale të investimeve për novacionin apo për ato instrumente që janë katalizatorë. Nëse teknologjia nuk do të kishte hyrë në jetët tona, e ardhmja jonë do të kishte qenë mjaft e zymtë dhe të gjitha këto të dhënat nuk do të nënkuptonin asgjë. Kjo është një faqe bosh e bardhë ku ne mund të hedhim hapa të jashtëzkaonshëm përmes teknologjisë. Kjo na jep dyer më të hapura, edhe nga BE për të mbështetur transformimin tonë përmes teknologjisë, përmes inteligjencës artificiale.

Sigurisht që na duhet të bëjmë maksimimuni. Ashtu si nusja jonë e ardhshme na ka thënë se varet nga ju. Asgjë nuk vjen e mirëqenë, përveç se sulmohesh nga një superfuqi. Shpresoj të kemi durim dhe vullnetin e mirë të vazhdojmë. Nuk po kërkoj integrim të shpejtë sepse do të ishte të merrje lejen e drejtimit të mjetit pa ditur t’i japësh. Na duhet të numërojmë bekimet që na duhet që të merremi me BE-në dhe sa herë të zemërohemi me BE të mos harrojmë se kjo është ajo që kemi. Është martesë, nuk është e përsosur, por është ajo që kemi.


Të ngjashme

Read Entire Article