Rama: BE të ndalë pengmarrjen në rrugën e integrimit

8 months ago 34
22:45 17/02/2024

“Asnjë problem me Greqinë. Kosova të bëjë pjesën e saj”

Në diskutimin për Ballkanin Perëndimor në Konferencën e Sigurisë së Mynihut kryeministri Edi Rama thotë se vendet e rajonit nuk duhet të mbeten peng i të tjerëve në rrugën e integrimit. Duke bërë përgjegjëse edhe BE-në për këtë situatë, Rama tha se shpresonte që Shqipëria të mos ishte më e lidhur me fatin e Maqedonisë së Veriut.

“Situata në Maqedoninë e Veriut është pikë së pari rezultat i Bashkimit Europian që nuk është gjendje t’i japë fund praktikës së rrëmbimit të vendeve, çka nënkupton të lejojë vendet anëtare të përdorin vendin e tyre në tryezën e Bashkimit Europian si një levë kundër fqinjëve dhe kjo është gjëja më anti-europiane e mundshme”, tha kryeministri.

I pyetur për raportet me Greqinë, Rama tha se nuk ka asnjë problem me ta. 

Jo, ne e dashurojmë Greqinë. Nuk erdha në Mynih për të shqetësuar miqtë e mi grekë, sepse ata na ndjekin kudo dhe duan të më shohin, të më dëgjojnë tonin e zërit kur them diçka, por jo. Ne e duam Greqinë! Në asnjë mënyrë nuk na hidhni dot në konflikt me Greqinë”, u shpreh Rama.

Kosova thotë se ndryshe nga Serbia e ka zgjedhur rrugën e saj drejt BE-së, por tashmë nuk duhet të mbetet peng i negociatave, por të bëjë detyrat e saj.

“Po, Serbia vërtetë e ka prishur punën, jo atë ditë që ndodhi Banjska, por të nesërmen kur presidenti Vuçiç shpalli ditë zie për ata që e kishin kryer sulmin. Ka një plan i ashtuquajturi plani franko-gjerman që është mjaft i qartë. Kosova mund të shkojë në Bruksel të nënshkruajë 1,2,3,4,5 gjëra, t’ia dërgojë zotit Lajçak, t’i thotë “jemi gati’’, bëmë pjesën tonë, jemi gati t’i zbatojmë dhe pastaj t’i lërë ata të merren me palën tjetër”, shtoi Rama.

Një tjetër temë në tryezë ishin zgjedhjet në SHBA, por Rama nuk duket i shqetësuar nga deklaratat e Trump për vendet që nuk përmbushin detyrimet në NATO. 

“Në qoftë se më kujtohet mirë përpara 2016 ishte i njëjti diskutim. Ishte Donald Trump që tha, NATO është e vjetruar dhe pati diskutime, por faktet tregojnë që me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë NATO u bë më e fortë, jo më e dobët”, vijoi kreu i qeverisë.

Gjatë qëndrimit në Mynih, Rama takoi edhe ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Hilary Clinton të cilën të cilën e quan “mike të madhe të Shqipërisë dhe Kosovës”. Rama zhvilluar disa takime edhe me zyrtarë të lartë të vendeve të Bashkimit Europian dhe rajonit të Ballkanit. 

Tv Klan


Read Entire Article