Rama dënon sulmin kundër Izraelit

1 year ago 19
14:01 07/10/2023

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin e Hamasit kundër Izraelit. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se mendimet e tij janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin.

“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, tha Rama.

Shqipëria: Po ndjekim situatën, asnjë shqiptar i lënduar

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme thotë se po ndjek nga afër situatën e tensionuar në Izrael. Sipas të dhënave të ministrisë, deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme. Ministria e Jashtme, i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë në Izrael që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të komunikojnë për çdo rast me ambasadën shqiptare atje.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael. Sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme. Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin e kontaktit: +972 54-4806601”, njoftoi ministria e Jashtme.

Ndërkohë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në Izrael. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Hasani nënvizon se Shqipëria dënon ashpër sulmin e Hamasit kundër Izraelit, ndërsa shprehet se vendi ynë është kundër terrorizmit.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e mëngjesit të sotëm nga Hamasi kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Hasani në platformën “X”.


40 persona kanë humbur jetën ndërsa mbi 700 të tjerë janë plagosur sipas të dhënave nga autoritetet izraelite. Me dhjetëra anëtarë të grupit të Hamasit kanë hyrë në jug të Izraelit të armatosur. Sulmi nisi me hedhjen e mijëra raketave nga Gaza në Izrael.

Modammed Deif tha se grupi palestinez vendosi të thotë që “mjaft është mjaft”. Ndërkohë kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se vendi i tij është në luftë dhe se armiku do ta paguajë shtrenjtë./tvklan.al

I strongly condemn the terrorist attack by Hamas against Israel. We stand firm against terrorism. Our thoughts are with the victims, their families and all of Israel.@netanyahu pic.twitter.com/1aWZTulmfm

— Edi Rama (@ediramaal) October 7, 2023





Të ngjashme

Read Entire Article