Rama: Do të kalojmë ligjin për sigurinë kibernetike pas Vitit të Ri

9 months ago 28
14:16 30/12/2023

Kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur se pas Vitit të Ri do të kalojnë për miratim ligjin për sigurinë kibernetike, për të cilin thotë se të gjithë institucionet do të futen nën një “çadër” që quhet souk kombëtar. Gjatë fjalës së tij, Rama ka pranuar se sulmi kibernetik në dokumentet e kuvendit ka qenë i egër, teksa ka shtuar se pjesa më e madhe e dëmit është evituar.

Edi Rama: Parlamenti ka një hostim të vetin jashtë sferës që mbulon AKSH. Dje qeveria ka vendosur që të çojë në Kuvend ligjin dhe pas Vitit të Ri do ta kalojmë ligjin për sigurinë kibernetike dhe të gjithë institucionet, përfshirë edhe gjykatat që janë komplet jashtë çdolloj orbite, do të futen nën një “ombrellë” që quhet “soku kombëtar” që është garancia kryesore për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike dhe është e gatshme të hostojë të gjithë nën mbrojtjen e agjencisë së re që kemi krijuar për mbrojtjen kibernetike. Tani, jemi shumë më të avancuar dhe na duhet të konsolidojmë të gjithë infrastrukturën që edhe sektori privat të marrë masa që do të imponohen nga ligji për sigurinë kibenerike. Ky ligj do të detyrojë kompanitë dhe institucionet që të financojnë për mbrojtjen kibernetike. Sulmi ka qenë shumë i egër, sipas raportit që kemi marrë. Pjesa më e madhe e dëmit është evituar. Në rastin e kuvendit, ka qenë në një territor më vehte. Duhet të mësohemi me këtë sepse të gjitha vendet sulmohet./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article