Rama: E duam votën e emigrantëve, problem baza e të dhënave

8 months ago 7
16:16 08/02/2024

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me anëtarë të komunitetit shqiptarë në Luksemburg. Kreu i qeverisë ka prekur edhe çështjen e votës së emigrantëve.

“Vota e emigrantëve nuk është çështje dëshire apo vullneti nga ana jonë se ne duam, por është çështje e bazës së të dhënave. Ne nuk kemi akoma sot një regjistër të popullsisë në emigracion. Edhe pse kemi bërë disa tentativa nuk kemi arritur sepse siç jemi ne shqiptarët që kur vjen puna edhe për të bërë pasaportën tonë apo kartën e identitetit, e duam atë ditë se duam të bëjmë diçka, por kjo çështja e databazës na pengon shumë për të bërë procesin e votimit”, tha Rama.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article