Rama: Ilir Beqaj, dha dorëheqjen sapo u vu nën akuzua. Zhurmat për ‘zhvatje’ fondesh, gënjeshtra

9 months ago 27
13:32 30/12/2023

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me hetimin ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai theksoi se Beqaj kur u vu në akuzë dha dorëheqjen. Po ashtu, Rama theksoi se akuzat për “zhvatje” të fondeve të BE-së janë të gënjeshtëra, pasi zyra ku ai ishte koordinator nuk menaxhonte fonde.

“Duke filluar nga fundi, Ilir Beqja në sekondën që u vu nën një akuzë, iku nga detyra, që të jemi të qartë. Ilir Beqja në sekondën që u vu nën akuzë dha dorëheqjen, që të jemi shumë të qartë dhe u hap menjëherë procesi për zëvendësimin. Ka një proces dhe nuk është kryenegociator. Ishte koordinator i ndihmës në një institucion që për ta bërë të qartë për publikun nuk menaxhon fonde të BE, nuk menaxhon fonde të asnjë donatori. Është një zyrë koordinimi në funksion të qeverisë shqiptare dhe një urë komunikimi me të gjithë donatorët për të gjitha proceset e akordimit të fondeve të huaja të cilat nuk kalojnë fare nga kjo zyrë, por kalojnë pastaj tek të gjitha etinetet e tjera që i disponojnë dhe kryejnë procedurat e tyre. Zhurma e bërë për “zhvatje” fonde të BE-së është një gënjeshtër. Zyra nuk menaxhon fonde të BE-së, nuk merr fonde, nuk i kalojnë fonde as nga BE as nga institucione të tjera që i financon”, tha Rama.


Sipas Ramës, kjo çështje është në dorën e drejtësisë dhe duhet lënë që ta vazhdojë punën e saj, duke mos komentuar më tej mbi të.

“Sa i përket çështjes në fjalë, çështja në fjalë është një çështje që s’ka fare lidhje me punën e qeverisë dhe timen, ka lidhje me punën e organeve të drejtësisë. Është puna e tyre si gjithmonë. E përsëris. Ju përsërisni pyetje që nuk keni pse ia adresosni qeverisë. Ju përsëris përgjigjen që është e njëjta, është punë e drejtësisë të vazhdojë drejtësia. Fakti që dikush merret në hetim nuk është provë faji. Ka një dyshim, hetohet. Fakti që akuzohet nuk është provë faji është akuzë. Shkon në gjykatë. Gjykata ka një shkallë, ka dy shkallë. Çdo koment për këto është i tepërt sipas meje”, tha Rama.

Duke iu përgjigjur sërish interesimit të gazetarëve Rama tha se fakti që dikush është në hetim nuk do të thotë asgjë.

Pyetja: Keni deklaruar në një studio para disa viteve në një studio televive ku keni bërë një pyetje retorike panelistëve: A keni parë ju një hajdut apo të korruptuar mbi dy metra? A jeni zhgënjyer ju nga Ilir Beqaj duke qenë se është mbi dy metra teksa sot po përballet me drejtësinë dhe a bije miti që edhe ata që janë mbi dy metra mund të jenë të korruptuar apo hajdut?

Edi Rama: Se kush është hajdut nuk e përcakton as ti as unë, e përcakton vendimi i formës së prerë të një gjykate dhe nuk dua të hy në komente të rastit, por aq sa jam i informuar akuza është shpërdorim detyre jo korrupsion. Është fjalë e madhe fjala hajdut dhe liria e fjalës që përdoret për të damkosur dikë është abuzim. Po të them që ka një problem ajo pyetja. Para se të bëjmë gjyqin popullor të individëve është e padiskutueshme që ju e keni të drejtën dhe detyrën të ngreni dyshime e të bëni investigime, por atë fjalën e madhe nuk e thoni  dot e vendos gjykata. Çedukohet publiku. Deri tani mbetet për tu parë, por fjalën duhet ta marrësh mbrapsht për arsyen se nuk ke provën. Fakti që është dikush në hetim nuk do të thotë asgjë./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article