Rama inspekton rrugët në Lushnje e Fier

11 months ago 29
15:46 03/11/2023

“Rrisim kapacitetet turistike, nxisim agroturizmin”

Për të parë ecurinë e punimeve në unazën “Vath Koreshi”, Kryeministri Rama zbriti në Lushnje i shoqëruar edhe nga ministri i Brendshëm.

“Këtu ishte tmerr, është rruga trenit. Mbusheni me pemë të bëhet pyll siç bëmë Lanën që na thonin pse i bëtë”.

Rehabilitimin e unazës e cilësoi si një ndër projektet transformuese të këtij qyteti, duke sugjeruar edhe ndërhyrje gjatë ecurisë së punimeve.

Unaza “Vath Koreshi’’është një nga arteriet kryesore të qytetit të Lushnjës. Ajo ka një gjatësi prej 2.2 km dhe një gjerësi 19 metër. Për t’i ardhur në ndihmë biznesit që ndodhet në dy anët e këtij segmenti rugor është parashikuar që kalimi të bëhet me dy sense kalimi dhe trotuarë në të dy anët që do jenë 3 metra të gjerë.

Gjatë turit të inspektimeve në qarkun e Fierit, Kryeministri Rama pa nga afër edhe rrugën e re të Vllahisë, që lidh Fierin dhe Mallkastrën me rrugën e Lumit të Vlorës.

Ky segment rrugor sipas Ramës pritet të ndikojë ndjeshëm edhe në shtimin e të ardhurave për banorët e këtyre zonave që do të investojnë në agroturizëm.

“Duhet bërë më shumë punë që të nxisni agroturizmin, që t’i jepni ndihmë atyre që kanë zona e shtëpitë këtej. Do ketë edhe më shumë vitin tjetër që njerëzit të kuptojnë se është perspektivë e mirë në krahasim me të ardhurat për të pasur nga agroturizmi”.

Projekti i kësaj rruge që pritet të përfundojë verën e vitit të ardhshëm parashikon edhe riparimin e urave ekzistuese, si dhe trotuarë të ndriçuar në zonat e banuara.

Pjesë e inspektimeve të Kryeministrit ishte edhe rruga e re turistike drejt parkut kombëtar arkeologjik të Bylisit.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article