“Rama ka normalizuar bashkëpunimin me non gratat e tij”, Preç Zogaj: Nuk po reflekton edhe pas qëndrimeve të ndërkombëtarëve

10 months ago 21

Balkanweb app Get it on Google Play

Presidenti i institutit Pashko, Preç Zogaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe kaosin e krijuar në Kuvend.

Në lidhje me deklaratën e Ramës, i cili tha se “Nuk bashkëpunoj me non gratat”, Zogaj tha se kryeministri e ka normalizuar bashkëpunimin me non gratat e tij.

Sakaq u ndal te qëndrimet e ndërkombëtarëve , si SHBA, BE dhe Britania, ku tha se nuk sheh ndonjë reflektim nga kryeministri Edi Rama.

“Në deklaratat e sotme të Ramës nuk shihet të ketë ndonjë reflektim në lidhje me qëndrimet që kanë mbajtur BE, SHBA dhe Britania për ngërçin parlamentar. I takon qeverisë të hedhë hapin e parë. Rama e ka normalizuar bashkëpunimin me non gratat e tij. Ka disa non grata rreth e qark, në mënyrë indirekte apo edhe direkete, i ka mbajtur aty. Është në aleancë me një parti që është shpallur non grata. Pra kjo është një deklaratë e pasinqertë e Ramës. Ka disa deputetë të PD që e shfrytëzojnë këtë raport që Rama ka me non gratat e tij.

Unë nuk shoh të ketë kërkuar kush negociata. Janë dy probleme për sa i përket kaosit parlamentar. E para, nuk flitet për negociatë, apo për gjetjen e një zgjidhjeje. Nuk mund të vazhdohet pa fund me këtë ngërç. Komisionet hetimore janë e  drejtë. Është instrumenti numër 1 i opozitës, sepse thellohesh në kontrollin parlamentar. Ndaj Kushtetuta ka taksative që 1 e 4-ta e deputetëve mund të ngrejë komisione hetimore.”, u shpreh Zogaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article