Rama kalon në skaner punën e qeverisë

9 months ago 31
15:08 04/01/2024

Në 9 Janar, analizë për ecurinë e punëve dhe projektet për 2024

“Në fillim të këtij viti, puna e çdo ministri të qeverisë do të kalojë në skaner. Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë kabinetin qeveritar, për të bërë një analizë të detajuar të punës së secilit prej ministrave deri më tani, si dhe projekteve për vitin 2024”, raporton gazetarja Klesiana Omeri.

Klan News mëson se mbledhja me dyer të mbyllura e qeverisë do të bëhet në 9 Janar, ku secili prej ministrave do të prezantojë objektivat e arritura të dikasterit që drejton, ato të lëna pezull dhe planet për 2024-ën.

Gjithsesi, në konferencën e fundivitit Kryeministri Edi Rama vlerësoi ecurinë për ekonomisë së vendit, sigurinë, shërbimet publike duke bërë të qartë se arritjet janë të dukshme, dhe ajo çfarë mbetet për t’u analizuar janë sfidat.

Mbledhja e fundit e qeverisë ishte në Tepelenë në muajin Korrik. Ashtu si para çdo takimi të tillë, hidhen hipoteza të shumta për ndryshime në qeveri, por gjithsesi nga kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë sinjal të tillë.

Ndryshimet e fundit të qeverisë u bënë në mbledhjen e asamblesë socialiste në muajin Shtator, ku kryeministri Edi Rama solli emra të rinj në 6 dikastere, ndërsa risolli Ministrinë e Pushtetit Vendor.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article