Kryeministri Rama në Kuvend ka kritikuar draft rezolutën e propozuar duke thënë se është një propagandë e opozitës kundër qeverisë.
Sipas tij asnjë parlament i vendeve të NATO-s apo të kandidate të BE nuk miratojnë rezoluta të tilla drejtuar botës
“Jemi ftuar në mocion nisur debat draft rezolutë e depozituar në kuvendin e Shqipërisë që doli nga i njëjti oxhak i tymit patriotik, fil pas rezolutës së Kosovës, së vrasjes së afrim Bunjakut, nga një grup kriminal serb që ushtroi terror në veri në Kosovës.
Kuvendi i Kosovës është jo vetëm në të drejtën por edhe në detyrën e tij të rezulota të kësaj natyre për mbështetje politike dhe institucionale fuqive aleate dhe organizmave aleate ku republika e Kosovës nuk merr pjesë.
Po kuvendi i Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s, vend kandidat që negocion anëtarësimin në BE, vend që ka ulësen, ka të gjitha rrugët e komunikimit institucional me botën politike, ka ambasadorët e vetë në të gjithë organizma, kujt ia drejton një rezolutë si ajo që na u propozua. Cila parlamente të vendeve të NATO-s apo të kandidate të BE miraton rezoluta të tilla drejtuar botës.Organizata të komuniteteve euroatlantik ndërkohë që janë vetë pjesë e tij. Cili është qëllimi i një nisme të tillë? Cili është qëllimi. Përtej propagandës kinse patriotike për audiencën e brendshme kombëtare. Rezoluta të tilla shfaqen me shpejtësi të rrufeshme si dru për oxhakun e programacionit kundër qeverisë, herë si zgjatim i thonjve të krizës në veri, herë si politikë ditore, herë me thirrjen në skenë të viktimave të Enverit për të luftuar me qeverinë në parlamentin e shekullit 21″, tha Rama.
Top Channel