‘Rama mbjell frikë’, Bardhi: Në kulla pastrohen para, Shqipëria do bëhet vend i mundësive

8 months ago 7

Ne sot kemi me vete vulletin tuaj për të fituar. Ju këtu jeni pasuria më e madhe që ka Shqipëria, që nuk dorëzoheni dhe frymëzoni mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Liria në këtë shesh ka emrin e secilit prej jush. Ne duam të bëjmë më të mirën për Shqipërinë. Ne jemi bërë bashkë si e vetmja mundësi për t’u përballur me të keqen. Edi Rama mbjell vetëm korrupsion dhe varfëri. Rama ka përdorur çdo mekanizëm që të mbjellë frikë. Ne nuk kemi frikë, ne do të përballemi, ne nuk dorëzohemi. Vendi është në varfëri. Shqipëria është kthyer në një parcelë të madhe, duke varfëruar pjesën dërrmuese të shqiptarëve. Kullat janë pastrim parash, afera e inceneratorëve  na tregoi sa e korruptuar është kjo qeveri. Por ka rrugëdalje nga gjendja ku ndodhet sot Shqipëria. Ne jemi ndryshe dhe Shqipëria do të bëhet vend i mundësive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article