Rama mbledh Asamblenë e PS

7 months ago 7
14:50 21/02/2024

Takimi mbahet online, në fokus organizimi i PS

Partia Socialiste zhvillon sot pasdite mbledhjen e Asamblesë, e thirrur nga kryesocialisti Edi Rama.

Mësohet se Rama do të jetë në seli bashkë me 12 drejtuesit politikë të qarqeve. Mbledhja do të mbahet online, ku pritet të ketë një fjalë të hapur për mediat nga ana e kryesocialistit, për të vijuar më pas me dyer të mbyllura.

Diskutimet do përqendrohen tek organizimi i brendshëm i PS ku pritet të mbahen dhe zgjedhjet partiake. Në fokus do të jetë gjithashtu edhe përgatitja e socialistëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article