Rama mbledh Kryesinë e PS-së, çfarë pritet

5 hours ago 24

Partia Socialiste do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Mbledhja e Kryesisë së PS-së, e cila do të mblidhet në orën 18:00, do të drejtohet nga Kryeministri Edi Rama.

Gazetari i News24, Ergys Gjençaj, bëri të ditur se kjo mbledhje kryesie është në vijim të proceseve që partia më e madhe në vend po bën lidhur me përgatitjen e strukturave dhe organizimin në funksion të zgjedhjeve parlamentare.

Mbledhja e fundit e Kryesisë së PS-së u mbajt në fund të muajit shtator ku u vendosën piketat lidhur me përgatitjet për zgjedhjet.
Lidhur me arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta, Gjençaj tha se ende nuk ka ndonjë reagim nga socialistët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article