Rama mbledh sot qeverinë në Lezhë

9 months ago 23
09:47 09/01/2024

Ditën e sotme në një nga hotelet e Lezhës do të zhvillohet mbledhja e parë informale e qeverisë për këtë vit. Kjo është një traditë që ka nisur që në vitin 2017 nga qeveria Rama.

Kabineti qeveritar, përfshirë edhe zëvendësministrat, por edhe drejtuesit politik të qarqeve dhe drejtorët e drejtorive të rëndësishme rajonale do të analizojnë punën e tyre të vitit që lamë pas dhe do të vendosin prioritetet për vitin që ka nisur.

Kjo mbledhje do të zhvillohet sot dhe do të mbyllet të mërkurën. Në axhendën e mbledhjes që Tv Klan disponon është parashikuar të ketë diskutime, jo vetëm për punët e qeverisë, por dhe riorganizimin e partisë, një vit përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.

Ndërkohë sot nuk do të jetë e pranishme Elva Margariti, por ministri i ri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhe. Ky i fundit u propozua të hënën nga kreu i qeverisë Edi Rama. Tashmë i takon Presidentit Bajram Begaj që të dekretojë emrin e Gonxhes si ministër në qeverinë Rama./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article