Rama ndan titujt e pronësive të banesave në Theth, njofton faljen e gjobave për ndërtimet pa leje

4 months ago 17

Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar titujt e pronësisë së shtëpive në Theth dhe në disa zona të tjera të Veriut ditën e sotme.

Rama u shpreh se gjithashtu qeveria do të falë gjobat që janë vendosur si rezultat e i ndërtimeve të banorëve të zonës aty ku kanë pasur banesat e vjetra.

Sipas tij falja e masave ndëshkuese do të bëhet me arsyetimin se nuk janë ndërtime të realizuara abuzivisht për t’iu shmangur ligjit, por me synimin për krjimin e ekonomisë përmes turizmit.

“Sot janë 200 tituj pronësie që janë këtu, një pjesë do ta shpërndajmë tani, pjesën tjetër do ta merrni gjatë ditës. Ndërkohë janë 90 tituj të tjerë, për një pjesë të tyre do të duhet që bashkia e Shkodrës dihet të bëjë një ndryshim në studimin e zonës dhe për 50 tituj të tjerë është problematika e ndërtimit në pronën e tyre, por përtej afatit të lejuar në ligjin për legalizimet.

Do të gjejmë një zgjidhje të dedikuar për të gjitha ata, të cilët janë në kushtet tuaja, ku pamundësia e marrjes së një leje ka qenë objektive.

E dyta që ju e shtruat në takimet që bëmë herën e fundit është çështja e gjobave. Këtu ka një masë gjobash që janë vendosur si rezultat i ndërtimeve aty ku keni pasur shtëpinë e vjetër që janë bërë për shkak të nevojës për të krijuar ekonomi përmes turizmit dhe që nuk janë ndërtuar sipas ligjit, jo se nuk keni dashur, por sepse shtrëngimi i legjislacionit për këtë zonë të mbrojtur natyrore e ka bërë të pamundur. Qeveria do të falë të gjithë këto gjoba sepse e kemi diskutuar dhe sic e thashë nuk janë tipikisht ndërtime të bërë abuzivisht për t’iu shmangur ligjit”, tha Rama mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article