Rama në Bruksel, publikon fotot me Presidenten e KE Von der Leyen

8 months ago 8
17:40 14/02/2024

Teksa ndodhet në Bruksel në kuadër të vizitës së tij dyditore, kryeministri Edi Rama ka postuar foto me Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen.

“Me Ursula von der Leyen, Presidenten e Komisionit Europian”, shkruan ai krahas fotove në Facebook.

Kujtojmë se kreu i qeverisë u prit më herët nga Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, ndërsa në vijim pritet të ketë takime dhe me zyrtarë të tjerë europianë. Fokus i diskutimeve të kryeministrit Rama me zyrtarët e lartë të BE-së do të jetë integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor si dhe plani i rritjes ekonomike.

Takimi vjen disa ditë para Samitit për Ukrainën në Tiranë që do të mbahet më datë 28 Shkurt./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article