Rama në konferencë për “21 janarin”: Drejtësia e re të zbardhë krimin. Vrasja nuk ka nisur nga tërheqja e këmbëzës së automatikut, por nga…

10 months ago 5

Rama: Prokuroria e Tiranës është tallur me kushtetutën, ligjin, dhimbjen e familjarëve të viktimave dhe e ka trajtuar si një leckë një provë të re të dalë para disa muajsh. Është koha që drejtësia e re të reagojë dhe ndërkohë qysh se ky krim ka marrë rrugën e prokurorive dhe gjykatave të vendit, ka ndryshuar struktura e sistemit të drejtësisë dhe personalitetet.

Vrasja nuk ka nisur nga tërheqja e këmbëzës së automatikut, por nga urdhri që ka ardhur nga maja. Nga ana tjetër, Gjykata e Strasburgun vë gishtin edhe tek pengimi i drejtësisë. Autoritetet ekzekutive kanë penguar në mënyrë brutale dhe kriminale drejtësinë që të veprojë për të nisur zbardhjen e këtij krimi. Unë e kam bindje të pa lëkundur që nuk ka asnjë forcë që mund ta pengojë zbardhjen përfundimtare të krimit shtetëror të 21 janarit, por sigurisht mund të vonohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article