Rama, në Paris me ftesë të Macron

11 months ago 8
14:56 09/11/2023

Do marrë pjesë në Forumin e Paqes

Në seancën e sotme plenare mungon kryeministri Edi Rama, i cili do të udhëtojë në Francë me ftesë të presidentit Emmanuel Macron.

Rama do të marrë pjesë këtë të enjte në një takim të UNESCO-s dhe nesër në Forumin e Paqes.

Pjesë e diskutimeve në forum do të jetë edhe lufta në Lindjen e Mesme, ku do të flitet mbi mënyrat për rivendosjen e paqes.

Po ashtu në Francë do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article