Rama në samitin e NATO-s: KFOR duhet të ketë qëndrim më të fortë në veri të Kosovës

1 year ago 26
Reklamë

Rritja e mbrojtjes së NATO-s dhe lehtësimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nga BE është kombini që duhet për të mbajtur nën kontroll situatën në veri të Kosovës, sipas kryeministrit Edi Rama.

Këto deklarata të Ramës vijnë në bashkëbisedimin e tij me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, gjatë samitit të NATO-s në Lituani.

“Mendoj se është koha që të kombinojmë këtë dialog të lehtësuar nga BE me një qëndrim më të fortë të NATO-s nëpërmjet KFOR”, tha ai.

Gjithashtu, kryeministri Edi Rama ka përforcuar pozicionimin e Shqipërisë krah Ukrainës në konfliktit me Rusinë. Kreu i qeverisë theksoi se një vend si Shqipëria e di mirë vlerën e lirisë, pasi i është dashur kohë dhe sakrificë për ta fituar atë, pas shumë vitesh komunizëm.

“Për ne vjen natyrshëm, sepse ne e kemi mësuar vlerën e lirisë dhe demokracisë gjatë gjithë jetës së shtetit tonë. Ne kemi qenë të deprimuar nga të drejtat me metodat më brutale të para ndonjëherë brenda perandorisë komuniste. Shqipëria është një vend ku popullariteti i Vladimir Putinit shkon nga 0.7-1.2%”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, Rama theksoi se NATO duhet të mbështesë akoma më shumë Shqipërinë në luftën ndaj krimit kibernetik.

Read Entire Article