Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën në veri të Kosovën, nga Spanja ku po merr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian.
“Jam shumë i shqetësuar dhe jemi të gjithë shumë të shqetësuar. Është një situatë shumë e rrezikshme. Jemi në një pikë që rreziku potencial rritet nga viti në vit. Aktiviteti kriminal në atë pjesë, ku jeton kryesisht minoriteti serb, janë tashmë të përputhur me agjendën politike dhe nacionalizmin.
Për herë të parë në 10 vitet e fundit, Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të BE-së pikërisht për këtë. Ne kemi qenë gjithnjë në dakordësi të plotë me BE-në dhe SHBA për domosdoshmërinë që autoritetet e Kosovës të jenë më konstruktive në dialog dhe në perspektiven time të përfitojnë dhe të arrijnë një marrëveshje të mirë. Por, në të njëjtën kohë, fakti që Serbia shpall Ditë Zie Kombëtare për të nderuar ata kriminalë paramilitarë që vranë një polic, do të ishte e mjaftueshme për Bashkimin Evropian që të reagonte ashpër dhe të thoshte që kjo nuk është evropiane, por është e ndëshkueshme”.
Top Channel