Rama: Në zonën Sarandë-Gjirokastër do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut

9 months ago 17
08:21 13/01/2024

Në zonën Sarandë-Gjirokastër do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministrit Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Kryeministri Rama shkruan se gara për këtë aeroport pritet të hapet brenda 6-mujorit të parë të këtij viti.                                                                                                                                                                           “Mirëmëngjes! Dhe me këto pamje nga fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës, ku në bazë të studimeve të kryera me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare në zonën Sarandë-Gjirokastër, do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut, gara për të cilin pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në “Facebook”.


/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article