Rama: Nëse drejtësia e re nuk merr përsipër 21 Janarin, të tjerat do të jenë si kafet e Nexhmije Hoxhës

9 months ago 28
13:35 30/12/2023

“Nëse drejtësia e re nuk merr përsipër 21 Janarin, të tjerat do të jenë si kafet e Nexhmije Hoxhës”, kështu është shprehur kryeministri i vendit Edi Rama në një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se sipas tij, 21 Janari është krim shtetëror dhe se aty ka një zinxhir vrasjesh.

Edi Rama: Pa u dënuar fajtorët e vërtetë për 21 Janarin, drejtësia në Shqipëri do të jetë e gjymtuar dhe pa të gjithë fuqinë që duhet të ketë një sistem i drejtë drejtësie. 21 Janari, krim shtetëror dhe në vendimin e Gjykatës së Starsburgut, janë vendosur e zeza mbi të bardhë, fiks gjërat, të cilat me fjalë të tjera i kemi përsëritur. Aty ka një zinxhir krimesh, nuk është vetëm vrasja, por janë një sërë krimesh. Nëse drejtësia e re nuk merr përsipër 21 Janarin, të tjerat do të jenë si kafet e Nexhmije Hoxhës./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article