Rama: Nisje fantastike e Shqipërisë turistike, në listën e vendeve europiane për t’u vizituar

9 months ago 25
16:06 05/01/2024

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar fantastike vëmendjen që Shqipëria turistike ka marrë në këtë nisje të vitit 2024 dhe që vendi ynë vazhdon të jetë në listën e vendeve europiane më atraktive për t’u vizituar.

Rama ka shpërndarë një reportazh të prestigjozes franceze “Le Figaro” që përshkruan Shqipërinë si një ndër destinacionet e fundit sekrete në Evropë mes plazheve të bruzta me rërë të bardhë, qyteteve të lashta historike dhe Vjosës, Parkut të parë Kombëtar të një lumi të egër.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, ishin 127 mijë turistë francezë që zbuluan vendin tonë gjatë vitit 2023, duke konsoliduar hartën e tregjeve nga Evropa Perëndimore.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article