“Rama nxori Beqajn para Macron-it për të firmosur”, analisti Sulo: SPAK po heton me frena dore, ku rrezikohet qeveria nuk prekin

9 months ago 46

Analisti Arion Sulo i ftuar në studion e “Open” në Neës24 ka komentuar veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Duke thënë se ky institucion “po heton me frena dore”.

Sulo u shpreh se SPAK po vepron në këtë mënyrë “për të ruajtur të paprekshmit për të cilët u tha se po hetohet”.

Ai shtoi se inceneratorët dhe sterilizimi janë dosje që mund të rrëzonin qeverinë dhe Rama i ka përdorur për t’u mburrur, ndërsa shtoi se emri i ish-ministrit Ilir Beqaj doli vetëm pas ndërhyrjes së Altin Dumanit.

Sulo rikujtoi episodin gjatë vizitës së Presidentit francez Macron, kur Rama “nxori Beqajn, i cili sot është nën hetim, para liderit të Francës për të firmosur”.

“SPAK po heton me frena dore, për të ruajtur të paprekshmit për të cilët u tha se po hetohet. Në këto dosje kemi Bllakon, Rrjepajn, Rrapajn, Tushin si kokat e inceneratorëve dhe sterilizimit. Inceneratorët dhe sterilizimi janë dosje që mund të rrëzonin qeverinë dhe Rama i ka përdorur për t’u mburrur.

Sterilizimin ka dalë dhe e ka mbrojtur edhe 1 muaj më parë dhe ka thënë se është sukses. Këto janë edhe shtyllat e programit të qeverisë dhe nuk preken aq sa për të shkaktuar tronditje të qeverisë. Mendoni se Lefter Koka ishte koka e inceneratorëve? Apo te sterilizimi Rrjepaj e Rrapaj ishin dy autorët ekzekutorët dhe të vetmit përgjegjës? Ata kanë udhëtuar me Beqajn dhe ai thotë nuk i njoh.

Sot ka pasur lëvizje për një hetim mbi depot farmaceutike, por në 2020-ën është çuar në SPAK dosja për sterilizimin. Kur shkoi dosja për hetim nuk përmendej fare Beqaj. Ndërhyri Dumani dhe thotë se kjo e fundit është marrë në konsideratë për të marrë Beqajn në hetim. Rama e nxori para Macron-it për të firmosur para pak kohësh.

Aty ku rrezikohet zemra e qeverisë nuk prek SPAK, prek opozitën sepse është e dobët dhe ata që lëshon Rama”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article