Rama: PD në betejë të verbër kundër drejtësisë. Janë në proces shpërbërjeje

9 months ago 23
13:21 30/12/2023

Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët edhe në lidhje me jetën parlamentare që duhet theksuar se gjatë 2023-shit është shënuar nga përplasje në Kuvend.

Kreu i qeverisë tha se mazhoranca nuk ka gjë në dorë, por është pala tjetër që sipas tij është në konfuzion total dhe në një betejë të verbër kundër drejtësisë.

Sipas tij, Partia Demokratike është në një proces shpërbërjeje dhe do të vazhdojë kështu pasi nuk ka vizion dhe lidership.

“Sa i përket jetës parlamentare nuk di të them sepse në këtë rast nuk është pala jonë që kërkon ndonjë gjë apo ka në dorë ndonjë gjë, është pala tjetër që është në konfuzion total dhe që është në një betejë kundër drejtësisë, një betejë e verbër kundër drejtësisë. Në rast se palës tjetër do t’i hapen sytë atëherë mund të presim që të kemi dhe më shumë hapësirë për të pasur një komunikim më normal. Për më tepër kur them pala tjetër aty është një konfederatë palësh që bashkohet-ndahet, që nuk e merr vesh i pari të dytin kështu që është pjesë e konfuzionit. Nuk e di se si do të zhvillohet më tutje ngjarja në atë anë, por për mua nuk ka asnjë surprizë. Për mua është një proces shpërbërjeje, që nuk kthehet mbrapa duke bërë ngjitje artificiale copash të cilat nuk i lidh asgjë tjetër përveç interesit për karrige të individëve që i përbëjnë ato copa. Nuk ka asnjë vizion, nuk ka asnjë qëllim afat mesëm lëre më afatgjatë, nuk ka asnjë lloj lidershipi. Është një shpartallim që do vazhdojë sipas meje dhe më vjen keq për këtë”, tha Rama./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article