Rama për administratën publike: Do t’i rrisim pagat përsëri këtë vit, çdo punonjës të jetë i motivuar

8 months ago 8
16:37 09/02/2024

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin me fokus energjizimin e administratës publike me qëllim rritjen e profesionalizimit e performancës duke fuqizuar mirëqeverisjen, rendin ligjor dhe antikorrupsionin.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është shprehur se pagat e punonjësve të administratës publike do të pësojnë sërish rritje këtë vit, megjithatë kjo ka thënë se nuk mjafton pasi janë dhe shumë aspekte të tjera që duhet të bëhen bashkë për të garantuar qetësinë materiale dhe shpirtërore që çdo punonjës të jetë i motivuar për ta bërë punën si duhet.

Edi Rama: Ne kemi barrën e madhe duke qenë në drejtim që t’i përkushtohemi shumë më tepër sot mirëqenies dhe gjendjes shpirtërore të administratës. Natyrisht që do të flas këtu për pagat. Ne i kemi rritur dhe do t’i rrism pagat përsëri këtë vit. Por nuk janë vetëm pagat, janë edhe shumë aspekte të tjera që duhet me patjetër që të bëhen bashkë për ta garantuar këtë qetësi materiale dhe shpirtërore që administrata dhe ֛çdo punonjës në administratës të jetë i motivuar për ta bërë si duhet punën e vet. Nevoja për të krijuar lidhje më të drejpërdrejtë dhe të shëndetshme mes të gjithë administratës publike, mes gjithë atyre që e kalojnë një pjesë të madhe të ditës në zyrat e institucioneve të këtij shteti.

Historia e procesit të radiografikimit në Bruksel, në administratën publike ka shumë pasuri të çmuara njerëzore. Ka shumë njerëz që janë lënë dhe lihen në hije dhe janë aty prej shumë vitesh. Ata janë një nga arsyet kryesore pse unë besoj se do ia dalim në këtë mision. Ata duhet të jenë prioritet kryesor sepse kanë shumë eksperiencë, por shpeshherë nuk kanë me kë ta ndajnë, kanë dëshirë, por rëndomë nuk kanë me çfarë ta ushqejnë dëshirën. Kanë shumë për të thënë, por në të shumtën e herëve nuk ka kush i dëgjon. Ne jemi të vendosur për këtë sepse jua kemi jashtëzakonisht shumë nevojën. Shqipëria jua ka nevojën të gjithë atyre zonjave dhe zotërinjve.

Ne kemi problem me vlerësimin e performancës së punonjës të administratës publike. Ka shumë vlerësime me pikët më të larta për shumë njerëz, por nuk ka mundësi të jetë kështu. Ai pikëzim ka shumë rëndësi për ata që punojnë, por edhe për ata më të rinj që hyjnë në administratë, por që duan ta shikojnë veten më lart dhe të ndjehen sikur do ta presin pensionin në atë zyrë, duke parë disa që hyjnë lart dhe dalin lart, ndërkohë që poshtë nuk lëviz asgjë. Procesi në Bruksel tregoi se vlerësimi është objektiv dhe se administrata jonë është një aset i jashtëzakonshëm që ka potencial të jashtëzakonshëm. Na duhet të fokusohemi tek anëtarësimi, njësoj si Luiza Gega u fokusua tek rekordi evropian pa marrë parasysh asgjë nga 1 mijë e 1 arsyet për të mos besuar se mund të ja dilte.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article