Rama: Përfundojnë 10.5 km në Lotin 2 të rrugës Qukës-Qafë Plloçë

9 months ago 26
11:16 30/12/2023

10.5 kilometra në Lotin 2 të rrugës Qukës-Qafë Plloçë kanë përfunduar. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në “Facebook”.

Kryeministri Rama shkruan se rruga është e plotësuar me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore me sinjalistikë vertikale/horizontale, guardreil, bankina.

Rama shton se në të 3 lotet, punimet po vijojnë me qëllim përfundimin e plotë të projektit.

“Përfundojnë 10.5 kilometra në Lotin 2 të rrugës Qukës-Qafë Plloçë, plotësuar me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore me sinjalistikë vertikale/horizontale, guardreil, bankina. Në të 3 lotet, punimet po vijojnë me qëllim përfundimin e plotë të këtij projekti të shumëpritur”, shkruan kryeministri Rama./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article