Rama poston projektin e Bashkisë së Tiranës për transformimin e Lanës: Punë e jashtëzakonshme me të njëjtin përkushtim si në 2000-2011

3 months ago 16

Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon nga projekti i Bashkisë së Tiranës për transformimin e lumit të Lanës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama thotë se ky projekt është një kapitull i ri për transformimin e lumit të Lanës, e cila ka nisur me punën e jashtëzakonshme të administratës së Bashkisë së Tiranës në vitet 2000-2011 dhe po vijon sot, me po të njëjtin përkushtim, për pjesën nga “Pallati me Shigjeta” deri te kryqëzimi me Rr. “Teodor Keko”.
“Një kapitull i ri për transformimin e lumit të Lanës, e cila ka nisur me punën e jashtëzakonshme të administratës së Bashkisë së Tiranës në vitet 2000-2011 dhe po vijon sot, me po të njëjtin përkushtim, për pjesën nga “Pallati me Shigjeta” deri te kryqëzimi me Rr. “Teodor Keko”
Banorët që preken nga ky projekt i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit, fillimisht do të trajtohen me bonus qiraje, e më pas do të përfitojnë banesë falas, disa herë më të mirë se ajo që kanë, e që do të ndërtohen për këtë qëllim nga Bashkia e Tiranës”, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article