Rama pret në zyrën e tij ministrin e Jashtëm grek

1 year ago 15
21:39 06/10/2023

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij ministrin e Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis. Rama ka ndarë foto nga ky takim në rrjetin e tij social Facebook, ku shkruan: Takim me Ministrin e jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis.


Pa dhënë më shumë detaje mbi çka është diskutuar, kreu i qeverisë ka lënë të kuptohet me ikonat mbi fotot se bëhet fjalë për bashkëpunim mes dy shteteve.

Kujtojmë se Rama u kthye sot nga Granada e Spanjës, atje ku ishte në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian të Mërkurën. Ai takoi atje personazhet më të rëndësishme të politikës evropiane si dhe mbretin e Spanjës. Temë kryesore në diskutimet e liderëve ishte dhe situata e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë. /tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article