Kryeministri Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste foli për reformën në drejtësi.
“Shqipëria e gatshme si shtet anëtar i BE, pavarësisht se i hapit rruga sot apo nesër, përpara se sa t’i duhet Francës, Holandës, Gjermanisë, Greqisë, na duhet ne dhe fëmijëve tanë. Ne duhet të sigurojmë për njerëzit e këtij vendi progresin pa kthim, me drejtësi dhe mirëqeverisje evropiane.
Këtu vijmë te garancia e dytë, i cili kërkon që të gjitha idetë, planet dhe punët në çdo sektor të mbështeten në themelet e një drejtësie të drejtë funksionale dhe të barabartë si dhe te një korpus funksional.
Reforma që ne morëm në drejtësi është reforma më e thellë, më e vështirë dhe më e ngatërruar në historinë e shtetit shqiptar. Asnjëherë, askush që nga shpallja e Shqipërisë shtet, nuk e mori një reformë të tillë, që përcakton vijën më të thellë ndarëse të demokracisë funksionale me çdo formë tjetër organizimi shtetit.
Reformë pa Partinë Socialiste dhe fitoren tonë të vitit 2013 nuk ka angloamerikan apo europerëndimor që e bënte dot në Shqipëri. Ambasada Amerikane nuk erdhi në atë vit, këtu ishin që kur Shqipëria u çlirua nga diktatura.
Nëse reforma në drejtësi do të ishte një produkt eksporti i detyrueshëm, atëherë BE dhe SHBA do e kishin eksportuar. Është edhe një vend tjetër që nuk është i natës po është proamerikan dhe properëndimor që është Kosova. Pse se kanë importuar meqë e kanë kaq të lehtë, ta sjellin me aeroplan reformën.
Merrni shembull se si do ta bëni reformën në drejtësi, se si bëhet pastrimi i drejtësisë, prandaj ato që thonë të kundërtën e bëjnë nga pozitat e kundërshtarit të PS.
Nuk e solli koha këtë transformim por e solli PS, dhe këtë transformimin e solli populli shqiptar në vitin 2013. Kur ia kërkuam përsëri në 2017 dhe ia thamë na e jep të qeverisim pa të tjerë në prehër se ndryshe nuk e çojmë përpara këtë proces, na e dhanë votën. Na i hoqën nga prehri pasagjerët me dy patenta. Prandaj ky aspekt sa pak rëndësi për ndërtimin e PD, për t’iu thënë shqiptarëve që nuk t’i bëjmë të gjitha gjërat, pa pritur nga të tjerët.
Problemi i madh është çfarë duhet bëjmë ne më shumë dhe shumë më mirë, që të afrojmë më shumë ditën kur drejtësia në Shqipëri të jetë e tëra e drejtë, e pavarur. Ky zgjim ka vetëm një arsye kalimin e fuqisë sonë si forca më e madhe politike e vendit, te një strukturë e re që lindi nga reforma në drejtësi dhe që përbëhet nga SPAKU dhe GJKKO-ja”, tha Rama.
Top Channel